Alameh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, pyetja numër 30 nga Emiratet e Bashkuara Arabe; pyetësi thotë: Allahu të ruajt shejkhu fisnik, a është e lejuar për të fotografuar një person pa iu dukur fytyra, ndërsa tërë trupi i tij duket? Sikurse për të fotografuar një fëmijë nga prapa, apo një foto e një gruaje me nikab? Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla është i ndaluar, dhe e kam theksuar këtë në pyetjet e mëparshme. Dhe unë i them pyetësit, pse duhet ti kesh këto foto? Nëse personi duhet të fotografohet për një arsye mjekësore, atëherë kjo është një domosdoshmëri (darurah). Ndërsa në qoftë se kjo është e panevojshme dhe për argëtim, më e pakta që mund të thuhet në lidhje me këtë është se ajo është e papëlqyeshme, nëse nuk është e ndaluar.