Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet kërkimi i divorcit për shkak të mangësive të fesë së burrit?

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: El-Fetua es-Sa’dijjeh fq. 506-507

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ata thanë se lejohet ”Khul (kërkesa e divorcit nga gruaja) për shkak të mangësive të fesë së burrit.  A është kjo e vërtetë apo është Khul i detyrueshëm?

Përgjigje: Nëse mangësia e cila gjendet tek ai  është në dëlirësinë (devotshmërinë) e tij, ose në braktisjen e një namazi të detyrueshëm apo në agjërim, apo risi si Shiizmi ose të ngjashme, e sakta është se ajo duhet të përpiqet që të ndahet nga ai në çdo mënyrë të mundshme . Kjo është për shkak se nuk është e lejueshme për të që të jetojë me dikë që është në këtë gjendje dhe nëse nuk mund të korrigjohet. Nëse mangësia është në të vepruarit e disa veprave të ndaluara veçanërisht në haramet e vogla, nuk është e detyrueshme për të që të kërkojë khul nëse ai nuk e përdorë forcën kundër saj që të bëjë ndonjë vepër të ndaluar.

Shpërndaje: