Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet leximi i Biblës dhe të betuarit në Bibël?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 15662

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

172. Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për të lexuar Biblën dhe për tu betuar në të?”

Përgjigje: ”Nuk është e lejueshme për një musliman që të lexoj Biblën sepse ajo është shtrembëruar. Dhe pjesa e cila nuk është shtrembëruar, Kur’ani nuk ka nevojë për të. Përveç atij që kanë nevojë që ta lexojë atë për ti refuzuar ithtarët e Librit (të krishterët), e cila është specifike për dijetarët.

As nuk është i lejuar betimi në Biblë në gjendjen e saj aktuale, pasi që një pjesë e saj është shtrembëruar dhe ndryshuar. Dhe ajo që është shtrembëruar dhe ndryshuar nuk i përket fjalës së Allahut.”

Shpërndaje: