Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Likaat me’a esh-shejkhejn; pyetur nga Abdullah et-Tejjar (1/98)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet ndërprerja e adhurimit vullnetar siç është agjërimi apo namazi?
Përgjigje: Është e urryer ta ndërpresësh atë nëse nuk ke ndonjë arsye të duhur. Përjashtimi i vetëm është haxhi dhe umre (të cilat nuk lejohet të ndërpriten në asnjë mënyrë), nëse fillon të bësh haxhin apo umren vullnetarisht duhet t’i përfundosh.