Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/12022
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi ngrënien e mishit të kalit dhe hienës?”
Përgjigje: “Është e lejuar ngrënia e mishit të kalit ngase i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem lejoi që të hahet. E njëjta gjë është edhe me mishin e hienës dhe për të dyja këto kemi hadithe autentike, ndryshe nga ujqit, luanët e qenët, ngrënia e mishit të të cilëve është i ndaluar. E njëjta gjë vlen me të gjitha kafshët grabitqare të cilat sulmojnë me dhëmbët shqyes. Përjashtimi i vetëm është hiena, për lejimin e të cilës ka argument specifik që e lejon mishin e saj. Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah el-Ensarij radijAllahu anhu i cili ka thënë:
نهى رسول الله عن لحوم الحمر الأهلية وأذن في لحوم الخيل
“I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ndaloi mishin e gomarëve të butë (shtëpiak) dhe lejoi mishin e kuajve.”
Dhe në një hadith tjetër, në të cilin Esma bint Ebi Bekr radijAllahu anha ka thënë:
نحرنا على عهد النبي -صلى الله عليه وسلم- فرساً فأكلناه ونحن في المدينة
“E therëm një kalë në kohën e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem në Medine, të cilin e hëngrëm.”
Ka konsensus në lidhje me saktësinë e këtij hadithi. Ajo që është e rëndësishme se, sipas mendimit më të saktë na lejohet ngrënia e mishit të kuajve dhe i hienave. Ndërsa në lidhje me mishin e gomarëve të butë dhe mushkave, mishi i tyre është i ndaluar për t’i ngrënë. E njëjta vlen edhe për kafshët mishngrënëse si ujqit, tigrat, luanët, qentë dhe macet. Pra, të gjitha ato janë të ndaluara.”
Ibn Ebi Amar ka thënë e pyeta Xhabir bin Abdullah: “A është hiena gjah?”
Ai tha: “Po.”
I thashë: “A lejohet ngrënia e saj?”
Ai tha: “Po.”
I thashë: “A e ka thënë i dërguari i Allahut këtë?”
Ai tha: “Po.”
Transmeton Tirmidhi (851), Nesai (2836), Ibn Maxheh (3236), dhe Ahmedi (1445), hadithi është hasen sahi.