“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet për femrën që t’ia ofroj veten për martesë një mashkulli?

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet për femrën që t’ia ofroj veten për martesë një mashkulli, i cili është i udhëzuar sipas mësimeve të të parëve tanë të mirë dhe cila është këshilla juaj në lidhje me këtë?

Përgjigje: Realisht, kërkimi për martesë nga ana e mashkullit është kërkesë në përputhshmëri me sheriatin ngase jeta bashkëshortore ka kuptimin dhe efektet e saj të rëndësishme. Andaj, zgjedhja e femrës një mashkull të udhëzuar siç duhet, është argument për ndershmërinë dhe dinjitetin e pastër të saj.

Do të ishte më së miri, që fjalët të jenë nëpërmes përgjegjësit të saj dhe atij që ajo e ka zgjedhur për burrë. Nëse ajo nuk mund të flas këtë gjë drejtpërdrejtë me përgjegjësin e saj (për shkak se i vije turp), le ta bisedoj çështjen me dikë prej grave më të afërta të familjes së saj, si p.sh. nëna, motra etj. t’ia tregoj dëshirën e saj, e që të mos i ikën burri i mirë. Nëse gjërat zhvillohen kështu nuk ka asgjë të keqe.

Por nëse propozimi i saj ndodh duke biseduar me të (mashkullin) me mjete të komunikimit bashkëkohor, duke parë njëri-tjetrin, këmbimin e fotove, e bisedave të shumta; s’ka dyshim në dëmin e madh që sjell kjo gjë.

Ajo që është me rëndësi, kërkesa e saj është e mirë por duhet të ketë pamje të pastër dhe të ndershme, e të mos jetë nëpërmjet mjeteve të komunikimit bashkëkohore si p.sh.: internetit, e telefonatave.

Nëse do të ndodhte që ajo t’i flas mashkullit nëpërmjet telefonit për t’i shprehur atij dëshirën e saj, le të jetë një fjalë e vetme shembull: t’i thotë: “dua që të më fejosh”, dhe kjo mjafton. Ndërsa të zgjaten bisedat, kjo nuk është e lejuar derisa të jetë grua për të.

Shpërndaje: