Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet për gruan që të udhëtoj pa mahrem?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 2/465

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A lejohet që gruaja e cila është praktikuese e fesë të udhëtojë pa mahrem në qoftë se nuk i frikësohet joshjeve dhe sprovave në rrugë?”

Përgjigje: ”Nuk lejohet një gjë e tillë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Për një grua që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit nuk lejohet që të udhëtojë pa mahrem.”

Disa nga dijetarët, sa më kujtohet prej Malikive, kanë thënë se, është lejuar që ajo të udhëtojë me një grup njerëzish të sigurt, por hadithi i Profetit ka përparësi ndaj fjalëve të tjetër kujt.”

Shpërndaje: