Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/node/5414
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Unë iu bëjë rukje njerëzve dhe veçanërisht atyre me obsesione. Mund të ndodhë që të vijnë edhe gratë për tu shëruar. A është e lejuar për mua që të prekë ato nëse është rast urgjent?
Përgjigje: Jo, nuk është e lejuar. Mirëpo është e lejuar që t’i lexosh atyre nëse është e mbuluar dhe me prezencën e mahremit të saj. Ti mund t’i bësh rukje, por pa qenë i vetmuar me të. Ajo duhet të mbulojë tërë trupin e saj. Ti nuk duhet ta prekësh atë me dorë. El-Lexhnah ed-Daimeh ka dhënë vendime të shumta që është e ndaluar për të prekur një grua të huaj gjatë rukjes. Ai duhet të lexojë e t’i bëj rukje në të nga distanca. Gjithashtu ai mund të lexojë mbi ujë të cilin gruaja mund ta pijë. Në këtë nuk ka asgjë të keqe sepse nuk ka asnjë faktorë të ndaluar.