Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që burri të paguaj zekatin për pasurinë e gruas së tij?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kaseta ”Es-iletun-Nisa”.

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e drejtë në rast se burri paguan zekatin e gruas nga paratë e tij, apo duhet që ajo të paguajë zekatin nga parat e tij?

Përgjigje: Është e drejtë në rast se ajo e di këtë gjë dhe ata janë dakord për veprimin e tillë. Por në qoftë se burri e bën këtë nga vullneti i tij por, pa e dijen e saj ndërsa ajo është neglizhente për dhënien e zekatit për pasurinë e saj, kjo nuk konsiderohet e lejueshme.

Për sa i përket rastit të parë (kur lejohet pasi ata janë dakord), është sikur burrit t’i thotë gruas së tij:

“Kjo është një dhuratë nga unë. Me këto para paguaje zekatin e parave tuaja.”

Si përgjigje, ajo thotë:

“Paguaje ti për mua në vendin tim.”

Me fjalë të tjera, veprimi lejohet nëse ata janë dakord në lidhje me këtë.

Shpërndaje: