Alameh Zejd bin Muhamed El-Medkhali
Et-Ta’likat El-Xhijad Ala Kitab Te’thiril-I’tikad”, fq. 154
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A më lejohet të martohem në kishë pasi të jem martuar sipas rregullave Islame? Unë do të martohem me një grua të krishtere të cilën e njoha para se ta pranoj Islamin.
Përgjigje: Është e lejuar martesa me një grua të krishtere ngase ajo është pasuese e një libri qiellor. Allahu ia ka lejuar këtë meshkujve muslimanë.
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
“Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.” El-Maide, 5:5
Martesa lejohet të mbahet tek familja e saj por jo në kishë. Burri ka për obligim që t’i kushtojë rëndësi të madhe thirrjes së saj në fenë Islame në mënyrë që të mund të fitojë shpërblimin e madh tek Allahu, shpërblimin e futjes së një njeriu në fe për shkak të tij.