Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: Fataua ‘Ulama el-Beled el-Haram, fq. 534-535
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi që femra të shkojë në shkollë e parfumuar dhe e zbukuruar? A lejohet që ajo ta bëjë këtë gjë? Dhe cili lloj zbukurimi është i ndaluar që femra myslimane ta shfaq në prani të femrave të tjera?
Përgjigje: Është e ndaluar që gruaja të dalë e parfumuar, duke u bazuar në thënien e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem):
“Një grua e parfumuar e cila kalon pranë një mexhlisi (vendi ku rrinë njerëzit) është kështu dhe ashtu.” [1] “Do të thotë një zinaqare.” [2]
Kjo, për shkak se veprimi i tillë të shpie në fitne. E në anën tjetër, nëse femra udhëton me veturë dhe askush përpos të afërmit -me të cilët nuk i lejohet martesa- e ndien aromën e saj-, nuk ka asgjë të keqe. E njëjta gjë vlen edhe në rastin e mësipërm nëse nuk ka meshkuj afër shkollës.
Pra s’ka të keqe në këtë dhe nuk është e ndaluar. Kur femra është në veturën e saj është sikur ajo të ishte në shtëpinë e vet. Prandaj, nuk është e lejueshme për kujdestarin e gruas që ta lejojë gruan të udhëtojë e vetme në taksi sepse kjo është veçim me mashkullin e huaj.
E nëse gruaja kalon pranë meshkujve, nuk është e lejueshme për të që të parfumohet.
Disa gra zakonisht gjatë Ramazanit shkojnë në xhami të parfumuara dhe i japin parfum grave të tjera. Pastaj ato dalin nga xhamia, ndërsa ato janë të parfumuara me temjan.
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nëse një grua është e parfumuar me temjan, nuk duhet të marrë pjesë me ne në namazin e natës.” [3]
E nëse ato e kanë për qëllim të parfumojnë xhaminë, atëherë nuk ka asnjë të keqe në këtë.
Ndërsa me atë se çfarë lloj bukurie i lejohet femrës që të shfaq në prani të një femre tjetër, -çdo gjë që është tradicionale konsiderohet e lejuar. Sa për atë që nuk konsiderohet e lejueshme janë, si fustani i tejdukshëm dhe rroba të ngushta që i bëjnë femrat të bëhen fitne nga njëra-tjetra; pra kjo nuk lejohet.
___________________________________________
[1] Imam el-Adhimabadi (rahimehullah) ka thënë: “Shprehjet: “kështu dhe ashtu” në hadith janë fjalë më të buta për një femër e cila bën zina.” (Aun-ul-Ma’bud Sharh Sunnen Ebi Davud (11/153)).
[2] Tirmidhiu (2786) dhe ai thotë se hadithi është Hasen Sahih, Ebu Davudi (4174) dhe Nesaiu (8/153).
[3] Muslimi (2128).