Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që femra tu prijnë femrave të tjera në namazin e teravive?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Mekanetul-Mar’eti fil-Islam, fq. 618

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme për gratë që të caktojnë një grua që ajo t’i udhëhequr ato në namaz gjatë Ramazanit dhe jashtë tij?

Përgjigje: Është e lejueshme për gratë të falin teravitë me xhemat, por edhe pesë kohët e namazeve dhe që ato të caktojnë një grua për t’u prijë atyre në namaz. Kjo duhet të bëhet në ndonjë shtëpi të ndonjë gruaje ose në një vend ku burrat nuk kanë qasje. Profeti salAllahu alejhi ue selem i dha leje Ummu Uarakas që ajo t’i prijë familjes së saj në namaz në shtëpi [1].


[1] Ebu Davudi (1/158) dhe Darakutni (1/403).

Shpërndaje: