Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që gratë të sjellin fëmijët e tyre në xhami?

Imam Muhamed bin Ibrahim Alush-Shejkh
Fataua ua rese’il shejkh Muhamed bin Ibrahim (4/214-215)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që gratë të sjellin fëmijët e tyre në xhami?

Përgjigje: Po, nuk ka asnjë pengesë që gratë të sjellin fëmijët e tyre në xhami. Sunneti dëshmon se gratë e kishin zakon të shkonin në xhamin së bashku me fëmijët e tyre në kohën e profetit ﷺ.
Ebu Katade -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kur ngrihem për t’u falur kam për qëllim ta zgjas namazin por kur dëgjoj të qarët e një fëmije, e shkurtoj namazin sepse nuk dua që t’ia rëndojë gjendjen nënës së tij.”

Transmeton Bukhari (707).

Gjithashtu profeti ﷺ mbante Umamen mbi shpinë gjatë namazit farz ndërkohë që ishte imam.

Megjithatë, gratë duhet të jenë të kujdesshme që fëmijët:

  • Të mos ndotin xhaminë.
  • Të mos shqetësojnë të tjerët.
  • Të vendosen për të fjetur kur kanë nevojë për gjumë.

Shpërndaje: