Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Mexhmu-ul-Fataua ue Makalat Shejkh Ibn Baz (130/28)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi thotë: A lejohet që gratë kufare të hyjnë në xhami dhe ne nuk e dimë nëse ajo ka ciklin e saj menstrual apo jo? A i lejohet asaj të hyjë në xhami edhe nëse është kafire?
Përgjigje: Nëse hyrja e saj bëhet për një nevojë nuk ka asgjë të keqe në këtë, që ajo të dëgjojë ndonjë dobi fetare, të pijë ujë ose diçka të ngjashme dhe me hyrjen e saj nuk e dëmton xhaminë. Që ajo të dëgjojë ndonjë dobi fetare, që të kërkojë dikë ose që të pijë ujë, nuk ka asgjë të keqe në këtë dhe ajo nuk pyetet nëse ajo e ka ciklin e saj menstrual apo jo.