Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Nur alad-Darb
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet që gruaja të bëjë haxhin pa lejen e burrit të saj? Burri e ka shtyrë haxhin e gruas për disa vite. Ajo dëshiron të bëjë haxhin me vëllezërit, motrat dhe të afërmit e saj por burri i saj refuzon.
Përgjigje: Atij nuk i lejohet që ta pengojë atë nga haxhi, nga haxhin i detyrueshëm. Nëse gruaja mund të bëjë haxhin dhe ka me vete mahrem, burrit nuk i lejohet që ta ndal atë. Në këtë rast ajo nuk ka nevojë që t’i bindet atij. Ajo duhet të marrë iniciativën dhe ta bëjë haxhin. Ndërsa atij i lejohet që ta ndalojë atë nga haxhi nafile e jo nga haxhi farz.