Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 17035
Kryetarë: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdullah el-Gudejjan
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Anëtar: Bekr Ebu Zejd
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 3: A lejohet që gruaja të refuzojë marrëdhënie intime me burrin kur ai të dëshirojë? Cili është gjykimi nëse ajo refuzon thjesht me inat?
Përgjigje: Nuk është e lejuar që një grua të mos i bindet burrit të saj kur dëshiron të bënë marrëdhënie intime përveç një arsyeje sheriatike (islamike të ligjshme), sikurse menstruacionet. Kjo është përmendur në Bukhari dhe Muslim nga Ebu Hurejra (radijAllahu anha) i cili ka transmetuar se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha:
”Nëse gruaja flen (në një vend tjetër) duke e bojkotuar krevatin e burrit të saj, e mallkojnë atë melaiket derisa të kthehet.”
Në një transmetim tjetër nga Bukhariu, ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:
”Nëse burri e thërret gruan e tij në krevat (dhe ajo nuk shkon) dhe flen i hidhëruar me të, e mallkojnë atë (gruan) melaiket derisa të gdhijë.”
Në një transmetim tjetër nga Muslimi, ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Ai që është në qiell është i pakënaqur me të, derisa ai (burri i saj) të kënaqet me të.”
Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.