Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: El-Fetua el-Irakijjeh (1/312)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gruas nuk i lejohet të refuzojë marrëdhëniet intime me burrin e saj për shkak të mungesës të ujit. Ai mund të ketë marrëdhënie intime me të. Nëse ka ujë ata e përdorin atë dhe pastrohet, e nëse nuk ka ujë, atëherë marrin tejemum dhe e falin namazin.
Pasi që gruaja të pastrohet nga menstruacionet, nuk i lejohet burrit të saj që të ketë marrëdhënie intime me të deri sa ajo të pastrohet. E nëse nuk mund të pastrohet me ujë, atëherë ajo merr tejemum dhe bënë marrëdhënie me burrin e saj. Ashtu siç merr tejemum në lidhje me namazin, ajo gjithashtu merr tejemum në këtë gjendje para marrëdhënieve intime.