Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që gruaja të thotë amin me zë të lartë gjatë namazit me xhematë?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat ul-Huda-uen nur (697)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme për një grua të thotë ”Amin” me zë të lartë gjatë namazit me xhematë?

Përgjigje: Kjo i lejohet vetëm nëse ajo falë namazin me gra. E nëse ajo falë namazin me xhemat ku falen edhe burra, ajo nuk duhet ta ngitë zërin e saj.

Megjithatë unë nuk po them se zëri i gruas është avret, siç thonë disa të tjerë. Nënat e besimtarëve dhe gratë e sahabëve bisedonin me burra kur ishte nevoja. Ka ndodhur shpesh që, një grua të vinte tek profeti ﷺ dhe ja shtronin atij një pyetje ndërsa sahabët e dëgjonin këtë.

Por që nuk është nga etika e gruas që ajo të ngrit zërin kur ajo lexon Kuran ku mund ta dëgjojnë meshkujt.

Shpërndaje: