Muhammed bin Abdul-Vehab el-Uasabi
Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=3502
Përgatit: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për udhëtimin e femrës me qëllim të davetit nëse ajo i përmbahet rregullave të sheriatit? A e kishin Selefët zakon udhëtimin për të bërë davet?
Përgjigje: Nëse ajo ka dituri rreth Kuranit dhe Sunnetit, Fikhut dhe Akides dhe me vete ka mahrem apo burrin e saj që e shoqëron, shkon ne mexhlise të grave dhe i thërret ato në fenë e Allahut Azze ue Xhel, atëherë lus Allahun ta shpërblejë atë me të mirat e Tij.
Kjo bazohet në fetvat e Shejkh Ibn Bazit, Shejkh Ibn Uthejmin dhe Shejkh Mukbilit; unë kam mbledhur fetvat e tyre në një broshurë.
Sot janë shfaqur çështje/probleme të reja, e ne duhet të shohim se a përputhen me Kuranin dhe Sunnetin. Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ
“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat.” 9:71
Ky ajet është i përgjithshëm, përfshinë burrat dhe gratë, përfshinë besimtarët dhe besimtaret. Allahu thotë shprehimisht:
يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ
“Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat.” 9:71
Shejkh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) u pyet nëse ata kanë femra si thirrëse, të cilat i dërgojnë për thirrje në fenë e Allahut, e ai u përgjigj: “Po, kemi”. Kjo gjendet tek fetvat e tij. Dukej sikur pyetësi e dinte se Shejkh Ibn Bazi kishte thirrës meshkuj, të cilët ai i dërgonte për të bërë davet. Kështu, ai e pyeti nëse shejkhu kishte si thirrës në këtë rrugë edhe femra.
Siç e dini kjo duhet të jetë në përputhshmëri me rregullat e Sheriatit. Ajo duhet të ketë dituri, të ketë me vete një mahrem apo burrin e saj, nuk duhet të prezantojë në vende ku ka përzierje me burra dhe as të veçohet me ta.