“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që gruaja të udhëtojë për të bërë davet?

Muhammed bin Abdul-Vehab el-Uasabi

Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=3502

Përgatit: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për udhëtimin e femrave me qëllim të davetit nëse ajo i përmbahet rregullave të sheriatit? A e kishin Selefët zakon udhëtimin për të bërë davet?”

Përgjigje: “Nëse ajo ka dituri rreth Kuranit dhe Sunnetit, Fikhut dhe Akides dhe me vete ka mahrem apo burrin e saj që e shoqëron, shkon ne mexhlise të grave dhe i thërret ato në fenë e Allahut Azze ue Xhel, atëherë lus Allahun ta shpërblejë atë me të mirat e Tij.

Kjo bazohet në fetvat e Shejkh Ibn Bazit, Shejkh Ibn Uthejmin dhe Shejkh Mukbilit; unë kam mbledhur fetvat e tyre në një broshurë.

Sot janë shfaqur çështje/probleme të reja, e ne duhet të shohim se a përputhen me Kuranin dhe Sunetin. Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat.” 9:71

Ky ajet është i përgjithshëm, përfshinë burrat dhe gratë, përfshinë besimtarët dhe besimtaret. Allahu thotë shprehimisht:

يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ

“Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat.” 9:71

Shejkh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) u pyet nëse ata kanë femra si thirrëse, të cilat i dërgojnë për thirrje në fenë e Allahut, e ai u përgjigj: “Po, kemi”. Kjo gjendet tek fetvat e tij. Dukej sikur pyetësi e dinte se Shejkh Ibn Bazi kishte thirrës meshkuj, të cilët ai i dërgonte për të bërë davet. Kështu, ai e pyeti nëse shejkhu kishte si thirrës në këtë rrugë edhe femra.

Siç e dini, kjo duhet të jetë në përputhshmëri me rregullat e Sheriatit. Ajo duhet të ketë dituri, të ketë me vete një mahrem apo burrin e saj, nuk duhet të prezantojë në vende ku ka përzierje me burra dhe as të veçohet me ta.”

Shpërndaje: