Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që gruaja t’u ligjëroj grave në xhami?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet që gruaja të jap ders të rregullt në xhami, ku ajo u ligjëron grave?”

Përgjigje: “Nuk ky qenë kjo gjë e njohur në metodologjinë e të parëve tanë të mirë (esselefus-salih). Ajo që është e njohur, burrat janë ata që të mbajnë ligjërata nëpër xhamia, ndërsa gratë mund të prezantojnë në ndonjë vend të posaçëm për to brenda xhamisë, ku ato mund të dëgjojnë ligjëratat e derset që mbahen në xhami. Kjo është ajo që është njohur në historinë islame.

Nuk është përcaktuar asnjëherë që gratë të japin ligjërata në xhamia, përveçse ato të prezantojnë në derse të cilat i mbajnë dijetarët, nga të cilat përfitojnë, duke qenë të mbuluara siç duhet, pa pasur përzierje me burra dhe të mos ketë fitne.”

Shpërndaje: