Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Fetaual-’Akideh” 584/625
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme për ta dërguar tek ndonjë shejkh një femër që vuan nga magjia, që ai t’i bëjë asaj rukje nga Kurani?
Përgjigja: Nëse Shejkhu ka reputacion pozitiv, njihet si fetar i mirë, ka akide të shëndoshë, i lexon asaj Kuran, e ajo bartë mbulesë ashtu siç kërkohet, nuk është e vetmuar me të që shejkhu të ruhet për çdo fitne të mundshme, atëherë nuk ka të keqe në këtë sepse nuk ka asnjë arsye për të qenë e ndaluar.
Mirëpo, nëse ky person nuk është i njohur për akide të shëndoshë (dhe me të tjerat kushte që u përmendën më lartë), apo lëshon pe në çështjen e prekjes dhe shikimin e grave të huaja, atëherë nuk duhet të shkohet tek ai për shkak të prezencës së fitnes.