Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që të fejuarit të flasin në telefon?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Burimi: el-Muntaka (3/181)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: A është e lejueshme sipas Sheriatit që një çift i ardhshëm i cili kërkon të fejohet, të flasin në telefon.
 
Përgjigje: Është e lejuar të flasin në telefon me njëri-tjetrin, nëse ajo e ka pranuar kërkesën e tij për t’u fejuar dhe ata flasin për të gjetur mirëkuptim në mes vete. Ata duhet të jenë të kujdesshëm që të flasin për atë që ata kanë nevojë dhe se kjo të mos i shpie në ndonjë provokim. Megjithatë, është më mirë dhe më e sigurt që punët të kryhen përmes kujdestarit të vajzës.

Shpërndaje: