Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet që një person të hajë nga ushqimi që vendoset për iftare në harem duke pasur parasysh se ai nuk ndihet i rehatshëm për këtë?
Përgjigje: Po, ky ushqim është ofruar për agjëruesit, madje edhe një i pasur nëse e çel agjërimin me të ka shpërblim për dhuruesin e ushqimit. Ky ushqim sjell shpërblim për atë që e ka dhuruar edhe nëse ai që ha është i pasur. Nuk ka asgjë të keqe në këtë; është e lejuar për të gjithë njerëzit të hanë prej këtij ushqimi përderisa dhuruesi nuk e ka kufizuar atë vetëm për të varfrit, po.