“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet rrahja e fëmijëve?

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira! Unë kam një djalë i cili është 5 vjeç e gjysmë dhe ndonjëherë ai nuk dëshiron të mësojë përmendësh. A më lejohet ta rrah atë ose të jem i ashpër me të dhe cili është udhëzimi në lidhje me këtë çështje?

Shejkhu: Sa vjeç është ai?

Lexuesi i pyetjes: 5 vjeç e gjysmë.

Jo, jo, mos e rrih atë. Ndoshta ai mëson përmendësh sot dhe nuk i pëlqen të mësojë përmendësh nesër dhe duke qenë se është vetëm 5 vjeç ai nuk është nga ata që duhet rrahur. Dhe ai që është në moshën 7 vjeçare edhe ai nuk është nga ata që duhet rrahur.

Përkundrazi kjo rrahje do ta lëndojë atë dhe do ta bëjë të urrejë atë me të cilën po e urdhëron dhe mund të ndodh që kur ai të rritet të shfaqet tek ai ky efekt psikologjik (nga e kaluara) dhe kështu ai do të braktisë kryerjen e asaj me të cilën ti e ke urdhëruar.

Njëherë ishte një i ri që nuk falej dhe kur ne analizuam çështjen e tij, ai na tregoi se babai i tij e rrihte atë kur ishte i vogël për shkak të namazit. Ai pastaj fillojë ta urrejë faljen e namazit dhe falej vetëm nga frika ndaj babait të tij. Pastaj kur ai arriti në moshë më të madhe ai nuk ishte në gjendje të falej për shkak të kësaj dhe ne e drejtuam atë tek një psikiatër dhe e këshilluam atë dhe Allahu i dha dobi (me këtë). Por o vëllezërit e mi, çështja është se të rrahësh një fëmijë nuk është çështje e lehtë. Është e vërtetë që ti ia do të mirën atij. Por duhet ta rrahësh vetëm për diçka që tregon se je i zemëruar me të ose që nuk je i kënaqur me të dhe nëse ka nevojë për këtë atëherë nuk ka problem. Për shembull, ta godasësh atë me një misuak ose me majën e lapsit ose me anën e një shkopi të vogël në një mënyrë që nuk është e ashpër që ai ta kuptojë që ti je i nxehur me të nuk ka problem në këtë. Për sa më përket mua – dhe Allahu e di më së miri – unë nuk e shikoj të lejuar rrahjen e fëmijës së vogël për deri sa ai nuk është në gjendje ta durojë atë. Kjo nuk është e lejuar dhe ajo që duket nga argumentet është se nga ana fetare mosha në të cilën fëmija mund të rrihet është kur ai të mbushë 10 vjeç. Në këtë moshë ai është në gjendje të durojë rrahjen e cila nuk duhet të jetë as poshtëruese dhe as e fortë.

Disa prindër e poshtërojnë fëmijën e tyre, e vendosin atë para vëllezërve të tij dhe e rrahin atë para vëllezërve të tij. Nuk lejohet ta poshtërosh atë para vëllezërve të tij. Disa e rrahin fëmijën në një mënyrë poshtëruese duke e goditur atë me këmbë, këpucë ose me rrip. E godet në fytyrë dhe në kokë. Kjo nuk është e lejuar. Kushtëzohet që në rrahjen e fëmijës të mos i shkaktohet atij as dëm dhe as poshtërim, d.m.th poshtërim për fëmijën dhe të mos i shkaktohet dëm, d.m.th të mos rrihet më shumë se sa nevojitet.

Së katërti, rrahja të mos bëhet për shkak se ti je i nevrikosur, si për shembull ajo që u përmend se disa prindër thonë se dua të shfryhem. Pasha Allahun nuk lejohet shfryerja e zemërimit duke rrahur fëmijën.

Mund ta rrahësh fëmijën për të mirën e tij nëse ai është në gjendje të durojë, pa e poshtëruar atë dhe pa e dëmtuar atë. E lus Allahun e Plotfuqishëm e të Madhëruar të më japë sukses mua dhe juve. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammed.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram