“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të bëhet davet me metodë komike?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Data e fetvas: 21/8-1431 ose 1/8-2010

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është prej metodave të pranueshme në davet, që të ligjërohet me metoda qesharake (komike e argëtuese), me qëllim që të rinjtë ta pranojnë dhe ta duan davetin dhe qëndrueshmërinë në fe?”

Përgjigje: “Çështjet fetare nuk duhet të përzihen me këta faktorë. Çështjet fetare janë serioze, të vendosura dhe sqaruese. Çështjet e fesë nuk duhet të përzihen me gjëra komike dhe qesharake. Kjo është futur nga disa njerëz të cilët gabimisht e konsiderojnë veten të jenë thirrës në fe. E në të vërtetë nuk janë të tillë.

I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) nuk i thërriste njerëzit në këtë mënyrë. Ai u lexonte atyre Kuranin. Ai u bëri thirrje atyre, i obligonte me gjëra dhe i ndalonte nga gjëra nga të cilat duhet ndaluar.

Ai nuk u tregonte njerëzve gjëra qesharake dhe e të ngjashme pa asnjë shije, metodologji e cila përdoret sot nga ata të cilët pretendojnë se janë thirrës në fe.”

Shpërndaje: