Dijetarët e Nexhdit
Burimi: ed-Durar us-Sannijeh fi Adxhuibah en-Naxhdijjeh Vol 4. fq.171-172
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa prej dijetarëve të Nexhdit tyre u pyetën: Nëse njeriu frikësohet nga i ftohti i ujit, a i lejohet të bëjë tejemum?”
Përgjigje: ”Po, ky person mund të bëjë tejemum duke u bazuar në hadithin e Amr bin el-Asit, kur ai ishte dërguar në betejën e Dhat-us-Salasil dhe iu priu shokëve të tij në namaz ndërsa ai ishte xhunub (ritualisht i papastër) dhe morri tejemum, dhe Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk e dënoi atë për këtë.
Është thënë në Sherh el-Kebir: Në qoftë se keni frikë të ftohtin, dhe nuk mund ta përdorni ujin në një mënyrë që nuk do të shkaktojë dëme, duhet bërë tejemum sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Dhe në mesin e provave që ata përdorin për këtë janë fjalët e Allahut Te ala:
”Dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i mëshirueshëm për ju.” en-Nisa: 4:29″