“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të falemi pas imamit i cili thotë se profeti e ka ditur të fshehtën?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Imami i një xhamie, pretendon se i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) e dinte të fshehtën (gajbin). A lejohet të falemi pas atij imami?”

Përgjigje: ”Tekstet Kuranore, flasin qartazi se i dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) nuk e ka ditur të fshehtën.

Siç thotë Allahu i Lartësuar:

“(thuaj) Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte asgjë e keqe.” (7:188)

Edhe hadithet autentike, e përforcojnë këtë gjë. Siç edhe e kemi hadithin tek Sahihu i Buhariut se profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e dëgjoi një vajzë e vogël duke lexuar vargje dhe ajo thoshte: “… dhe ne kemi profetin i cili e din se çfarë do të ndodhë të nesërmen…” Në këtë rast profeti (sal Allahu alejhi ue selem) tha: “Mos thuaj kështu, sepse të fshehtën e din vetëm Allahu, dhe thuaj ashtu siç ishe duke thënë.” D.m.th. prej fjalëve të lejuara. Nëse kjo gjë i sqarohet dhe ai prapë vazhdon me lajthitjen e tij, në këtë rast, nuk lejohet namazi pas tij.”

Shpërndaje: