Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse hy në xhami pak para ezanit të akshamit, a më lejohet t’i falë dy rekate apo jo?”
Përgjigje: “Lejohet, madje edhe obligohesh. Ajo që nuk të lejohet është të ulesh para se të falesh, ngase Profeti alejhis-salatu ues-selam ka thënë:
إذا دخل أحدكم المسجد فلا يجلس حتى يصلي ركعتين
“Kur ndonjëri prej jush hynë në xhami, të mos ulet derisa t’i falë dy rekate.”
Dyshimi që vjen në mendjen e disa kërkuesve të dijes në lidhje me këtë çështje, është se kjo kohë është e urryer për namaz. Prandaj, si mund të themi se është e lejuar t’i falim dy rekatet e hyrjes në xhami? Përgjigja jonë është nga dy kahe:
E para është nxjerrë si rezultat.
Kurse e dyta, si rezultat i krahasimit parësorë (el-kijas el-euleuij).
Kur jemi tek e para, dijetarët e hadithit e kanë përmendur shkencën e Mustalahut (një nga shkencat e hadithit) dhe e ka cekur Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh, kur ai flet për hadithin e dy rekatëshit të hyrjes në xhami dhe ndalesës për t’u falur në kohë të caktuara.
Pra, dijetarët e hadithit, e ndër ta edhe Ibnu Tejmije, thonë: “Nëse vinë dy hadithe në kundërshtim me njëri-tjetrin, e që kuptimi ndërmjet tyre nuk mund të lidhet, pos nëse i japim përparësi njërit ndaj tjetrit; apo të shprehemi ndryshe, ta specifikojmë njërin prej dy haditheve me kuptim të përgjithshëm ndaj tjetrit.” Në këtë rast, cili prej dy haditheve mund të jetë i specifikuar, e cili mund të jetë specifikues ndaj tjetrit?
Dijetarët e hadithit thonë: “Nëse në njërin prej dy haditheve me kuptim të përgjithshëm, është futur ndonjë specifikim, e në tjetrin nuk është futur ndonjë specifikim, atëherë e specifikojmë hadithin e përgjithshëm, i cili ka pranuar të specifikuarit –me hadithe të tjera– me hadhithin i cili nuk ka pranuar të specifikohet.” Shembulli i këtij rregulli është në meselenë në të cilën po e shqyrtojmë. Thënia e Profetit alejhis-selam:
إذا دخل أحدكم المسجد فلا يجلس حتى يصلي ركعتين
“Kur ndonjëri prej jush hynë në xhami, të mos ulet derisa t’i falë dy rekate.”
Ky është hadith i përgjithshëm, ngase fjala “idhaa (kur-nëse)” nënkupton se “në çfarëdo rrethane, gjendje e kohe që hyn në xhami, atëherë fali dy rekate.” Ky është hadith me kuptim të përgjithshëm, të cilin e kundërshton hadithi:
لا صلاة بعد العصر حتى تغرب الشمس و لا صلاة بعد الفجر حتى تطلع الشمس
“Nuk ka namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli. Dhe nuk ka namaz pas sabahut derisa të lindë dielli.”
Ky hadith ndalon faljen e çdo namazi në këto dy kohë. A mund ta specifikojmë hadithin e dy rekatëshit me hadithin që ndalon namazin në këto dy kohë? Apo të specifikojmë hadithin e ndalesës në këto dy kohë me hadithin e dy rekatëshit të hyrjes në xhami? Përgjigja është kjo e fundit, sepse hadithi që ndalon faljen në këto dy kohë, nuk është gjithëpërfshirës, ngase është specifikuar me specifika të shumta.”