Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të flasim gjatë apo pas Ezanit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një motër nga Riadi pyet se a lejohet të flasim gjatë apo pas ezanit?”

Përgjigje: ”Po, pa problem, lejohet të flasim gjatë apo pas Ezanit. Por, është Sunnet që, në mënyrë të qetë, t’i kushtojmë vëmendje ezanit dhe t’i përgjigjemi.

Megjithatë, nuk ka gjë të keqe nëse dikujt i duhet të flasë gjatë ezanit përderisa i përgjigjet atij. Po ashtu, s’është gjë e keqe po që se i kthejmë selamin dikujt, apo i themi “jerhamuk-Allah” personit që teshtinë, apo kërkojmë diçka për të cilën kemi nevojë.”

Shpërndaje: