Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr 4/3309
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme për atë që është xhunub, të flejë para se të marr abdes?
Përgjigje: Është e lejueshme që njeriu të fle përderisa është xhunub, mirëpo më mirë është që në këtë gjendje, paraprakisht të marrë abdes. Për këtë kemi argument hadithin që e transmeton Aishja radijAllahu anha, në të cilin thotë:
كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا أراد أن ينام وهو جنب يغسل فرجه ويتوضأ وضوءه للصلاة
“Kur i dërguari i Allahut ﷺ dëshironte të fle përderisa ishte xhunub, merrte abdes sikurse merrte abdes për namaz.”
I gjithë suksesi është tek Allahu, salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin Muhammed mbi familjen dhe shokët e tij!