Imam Shemsudin Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Et-Tibun-Nebui (Mjekësia e të dërguarit)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Esma bint Ebu Bekr -radijAllahu anha- ka thënë:
“Në kohën e të dërguarit ﷺ e therëm një kalë dhe e hëngrëm mishin e tij.”
Transmeton Bukhari (5191) dhe Muslimi (1942).
Po ashtu edhe në dy sahihet është shënuar se ditën kur u zhvillua beteja e Hajberit, i dërguari i Allahut ﷺ lejoi ngrënien e mishit të kalit dhe ndaloi ngrënien e mishit të gomarit. Bukhari 9/559, Muslim (1941).