Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (46)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah%20%20-%2024%20-0%202%20-%201437-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A lejohet të lexohet nga Mus’hafi gjatë namazit farz?
Përgjigje: Jo. Disa imamë e qortojnë një lexim të tillë, madje edhe në namazin nafile. Sepse ai që lexon në këtë mënyrë shpërqendrohet nga namazi. Ai që shikon në libër hutohet nga namazi. Prandaj, është e ndaluar të ketë tekste në mure të xhamive dhe para namazlive, sepse kjo shpërqendronë namazlitë.
Kjo është e lejuar vetëm gjatë teravive dhe namazit të natës. Kjo është e padëmshme nëse ai nuk ka memorizuar Kuranin.
Ndërsa lidhur me namazin farz, ai duhet të lexojë nga ajo që di prej sureve dhe ajeteve të shkurtra.