Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të mbahet iphone që është i larë me flori?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143698

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është e lejuar për burrat dhe gratë që të kenë iphone dhe celularë të larë me flori?”

Përgjigje: ”Nuk është e lejuar as për burrat e as për gratë. Telefonat prej floriri apo të larë me flori nuk janë të lejuar as për burrat dhe as për gratë.

Ajo çfarë i lejohet grave është mbajtja e bizhuterive, duke i veshur/vendosur këto në trupin apo duart e saj. Ndërsa të marri enë prej floriri, telefon apo dhe kalem/stilolaps prej floriri, kjo nuk lejohet as për burrat dhe as për gratë. Po!”

Shpërndaje: