Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të mbytet karikaturisti kafir i cili ka bërë karikaturat e profetit ﷺ?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Ligjërata Inne kefejnak

Data e fetvasë: 21/2-1429 28/2- 2008

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të mbytet karikaturisti kafir i cili njihet që ka bërë karikaturat e profetit ?

Përgjigje: Kjo nuk është rruga e drejtë. Vrasja nuk është mënyrë e drejtë. Pastaj me këtë veprim, gjendja keqësohet më shumë e do të shtohet urrejtja edhe më madhe ndaj muslimanëve. Ajo e cila i mundon ata më së shumti, është refuzimi i dyshimeve dhe marrëzirave që i kanë, e frika që ato të zbulohen. Ndërsa ngritja e dorës dhe përdorimi i armëve është në dispozicion të sunduesit të muslimanëve. Dhe kjo ka të bëjë me xhihadin për hir të Allahut (azze ue xhel).

Shpërndaje: