Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–14340327.MP3
Data e fetvas: 27-03-1434 ose 08-02-2013
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne e shpjegojmë hytben e xhumasë para ezanit sepse ka nga ata që nuk e kuptojnë gjuhën arabe. Pas ezanit hatibi mban hytben në gjuhën arabe. A është kjo bidat?
Përgjigje: Lejohet përkthimi i hytbes së xhumasë për ata që kanë nevojë. Kjo duhet të bëhet pas hytbes së xhumasë, si p.sh pas namazit të xhumasë. Atëherë hytbeja e xhumasë mund t’u përkthehet të pranishmëve apo mund të bëhet në një vend të veçuar për ta.