Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të themi “Ramadan kerim”?

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

www.perlatmuslimane.com

Shejkhu jonë, shejkh ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë), është pyetur në lidhje me shprehjen ”Ramadan kerim” (d.m.th. Ramazani bujar), dhe ka dhënë fetva që nuk është e lejuar kjo shprehje, pasi vetë muaji i Ramazanit nuk dhuron asgjë, pasi në të vërtetë është Allahu, Ai që është Kerim (Bujar), dhe është Ai që dhuron (begati e mirësi). Ndërsa ajo që unë mendoj dhe Allahu e di më së miri, kjo çështje ka nevojë për shtjellim:

1-Nëse me këtë shprehje, “Ramadan kerim’’, kihet për qëllim që muaji i Ramazanit është i nderuar, kjo është korrekte dhe e lejuar. Nuk ka dyshim që muaji i Ramazanit është muaj që nderohet nga besimtarët dhe nga Allahu (azze ue xhel). Është një muaj i begatë, kështu që nuk ka gjë të keqe në këtë.

2-Dhe nëse me këtë shprehje, kihet për qëllim se në muajin e Ramazanit, Allahu i nderon robërit e Tij dhe është Bujar me ta, pasi kjo është kohë ku shfaqet bujaria ndaj tyre, kjo është e lejuar dhe nuk ka gjë të keqe.

3-Ndërsa nëse kihet për qëllim me këtë shprehje që vetë muaji i Ramazanit është ai që i nderon dhe që është bujar me njerëzit, kjo nuk lejohet. Dhe ndodh që dikush prej njerëzve thotë “Ramadan kerim”, ndërsa tjetri ia kthen: “Allahu është më Bujar”, d.m.th. Ramazani është bujar por Allahu është më Bujar se muaji i Ramazanit dhe kjo nuk është e saktë, pasi Ai që është Bujar, është Allahu (subhanehu ue te ala). Kjo është ajo që unë mendoj për këtë çështje dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: