Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3469.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Zgjatja e duasë së kunutit, a e prish rekatin nëse veprohet?”
Përgjigje: “Jo, kjo nuk e prish rekatin, por nëse me këtë ua vështirëson atyre që falen pas teje, kjo nuk lejohet. Në këtë rast, ai që e vepron këtë, mëkaton. Mirëpo kjo nuk e prish rekatin.
Kur Mu’adhi radijallahu anhu e zgjati namazin e jacisë, në të cilën lexoi tërë suren el-Bekarah, Profeti salallahu alejhi ue selem nuk i tha se i ishte prishur namazi dhe nuk i urdhëroi ata që ta përsërisnin namazin, mirëpo e refuzoi veprimin e tij, duke i thënë:
أفتان أنت يا معاذ ؟
“O Muadh, a je ti përçarës ndërmjet njerëzve?!”
Dhe në një hadith tjetër thotë:
إن منكم منفرين فأيكم أم الناس فليوجز فإن من ورائه الكبير والضعيف وذا الحاجة
“Ka prej jush të tillë që i largojnë njerëzit (nga namazi me xhemat). Ai që u prin njerëzve në namaz, le ta shkurtojë atë (namazin), ngase prapa tij ka të moshuar, të dobët dhe njerëz me nevoja.”
Pra, nuk i urdhëroi që ta përsërisnin namazin.”