Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A i lejohet burrit që t’i bëjë rukje një grup grave të cilat nuk kanë mahrem me vete?
Përgjigje: Veprim i çuditshëm! Bëj rukje vetëm një gruaje! Nëse ajo ka me vete dikë me anë të cilës mënjanohet veçimi (me atë që i bën rukje) sikurse mahremi i saj apo gra të tjera, nuk ka të keqe në këtë me kusht që ajo të jetë e veshur siç duhet dhe që ai të mos e prek atë, të mos e vendos dorën mbi të. Po!