Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet t’i jap para dikujt që të kryejë haxhin për babanë tim të ndjerë?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (13)
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet t’i jap para dikujt që të kryejë haxhin për babanë tim të ndjerë?

Përgjigje: Po, nuk ka problem. Megjithatë, qëllimi i atij që bën haxhin nuk duhet të jenë paratë. Nëse qëllimi i tij janë paratë, haxhi i tij është i pavlefshëm. Por nëse qëllimi është që t’i përdorë ato para gjatë haxhit, të përfitojë i ndjeri dhe të shpërblehet për qëndrimin në vendet rituale dhe për lutjet në xhaminë e shenjtë në Mekë, atëherë kjo lejohet.

Shpërndaje: