“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet ti themi njerëzve ”xhinët”?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 82-84

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një herë profeti salAllahu alejhi ue selem e fali namazin e detyrueshëm dhe mbylli grushtin e tij. Pasi ai e kishte kryer namazin, ata thanë: ”O i dërguari i Allahut, ka ndodhur diçka në namaz?” Ai tha: ”Jo. Ishte vetëm shejtani që dëshironte të kaloi para meje. Unë pastaj e kapa atë për fyti derisa ndjeva ftohtësinë e gjuhës së tij në dorën time. Pasha Allahun! Nëse vëllai im Sulejmani nuk do të më kishte kaluar, unë do ta kisha lidhur atë në një shtyllë të xhamisë në mënyrë që fëmijët në Medine të mund të ecin rreth tij. [Ai që është në gjendje që të parandalojë diçka të kalojë në mes tij dhe kibles le ta bëjë këtë.]” Transmeton Ahmedi, Darakutni dhe Tabarani me një zinxhir të saktë transmetimi.

Rëndësia e këtij hadithi ndër të tjera përmendet në Bukhari dhe Muslimi përmes një grupi të sahabëve dhe janë në mesin e shumë haditheve që sekti Kadijanija nuk i besojnë. Ata nuk besojnë në ekzistencën e xhinëve që përmenden në Kuran dhe Sunnet. Metodologjia e tyre është e njohur për mohimin e teksteve [të Kuranit dhe Sunnetit]. Ata mes tjerash kanë shtrembëruar ajetin e Kuranit:

قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِّنَ الْجِنِّ

Thuaj: ”Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin).” 72:1

dhe kanë thënë se kjo do të thotë njerëzit. Ata e lënë fjalën ”xhinët” të jetë sinonim me fjalën ”njerëzit”1 dhe në këtë mënyrë braktisin gjuhën dhe Sheriatin. E njëjta gjë vlen me Sunnetin. Nëse ata janë në gjendje ti shtrembërojnë ata me një interpretim të rreme, ata e bëjnë këtë. Përndryshe, është tepër e lehtë për ti dënuar ata për të kotën edhe pse të gjithë imamët në lëmin e hadithit dhe i gjithë umeti do të qëndrojnë pas tyre dhe thonë se ato janë autentike dhe janë muteuatir. Allahu i udhëzoftë ata!


1 Vërjetje nga përkthyesi:

Ka shumë njerëz të cilët kur flasin për njerëzit thonë “xhinët”, dhe kjo dëshmon se ne e kemi braktisur gjuhën e saktë dhe po ashtu gjykimin Sheriatik në këtë çështje. Prandaj duhet pasur kujdes nga kjo!

Shpërndaje: