Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet vrasja e Rafidave dhe Hauarixhëve nga personat?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse shoh ndonjë prej Rafidive/Shiitëve, Nasibive apo Hauarixhëve, a është e lejuar vrasja apo fyerja e tyre?”

Përgjigje: “Nuk të lejohet t’i vrasësh ata. Pushtetari është ai i cili e bënë këtë pasi të ketë kërkuar që ata të pendohen dhe duke ndjekur rrugët që mëson sheriati. Nuk lejohet kaosi dhe secili të vrasë. Ndëshkimet dhe dënimet e përcaktuara të sheriatit, nuk i zbaton dikush tjetër përveç pushtetarëve. Përndryshe bëhet kaos.

Pos kësaj, duhet ardhur deri tek gjykimi i caktuar i sheriatit, gjë të cilën e bën vetëm gjykatësi. Çështjet (gjykimet) nuk vijnë nga kaosi. Kjo nuk duhet të jetë njëçështje kaotike. Ndërsa, kur është fjala tek kundërshtimi dhe qortimi ndaj tyre, atëherë bëje këtë patjetër.”

Shpërndaje: