“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A më lejohet si udhëtar i cili nuk agjëron që ti bashkojë namazet apo kjo i lejohet vetëm agjëruesit?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 12: ”A më lejohet si udhëtar i cili nuk agjëron që ti bashkojë namazet apo kjo i lejohet vetëm agjëruesit?”

Përgjigje: ”Nuk është kusht që të agjëroshë për të bashkuar namazet gjatë udhëtimit. Si udhëtarë të lejohet edhe të mos agjëroshë edhe të bashkoshë namazet.

Mendimi i saktë është se është e lejuar që të agjëroshë dhe të mos agjëroshë gjatë udhëtimit. Megjithatë, është më mirë të mos agjëroshë sepse Allahu (Subhanehu ue Te ala) do që lehtësimet e Tij të praktikohen sikurse Ai urren që t’i bëhet mëkat1.”

_________________________________

 Ahmedi (832). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (1886). 

Shpërndaje: