Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A më lejohet të flas me djalin e axhës?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10948

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësja: ”A më lejohet mua që të flas me djalin e xhaxhait apo dajën tim në çështje të kësaj jete apo edhe në çështje të fesë, duke qenë prezent babai dhe nëna ime?”

Përgjigje: ”Po, lejohet dhe nuk ka të keqe në këtë gjë. Daja yt, në realitet është mahrem për ty, ndërsa djali i axhës dhe djali i dajës nuk janë mahrem porse nuk ka të keqe nëse flet për gjëra të cilat ka përfitim. Gjatë kohës kur ti flet me djalin e axhës apo djalin e dajës, ti duhet të jesh e mbuluar dhe nuk duhet të jesh e veçuar vetëm me ta. Shembull: kur ti thua se kam nevojë për këtë gjë, si ta merr mendja kush mund ta kryej këtë punë, apo a gjendet kjo gjë në treg, ta pyesësh si jeni, si e keni familjen, si i ke fëmijët etj.. Aq më pak kur ti flet me dajën apo xhaxhanë sepse ata janë edhe mahremët tu. Qëllimi është që, kur ti flet me dikë qoftë mahrem për ty apo jo, të flasësh për diçka që ke nevojë, apo dëshiron të blesh ndonjë gjë e të ngjashme. E njëjta gjë vlen nëse ti i pyet për gjendjen e familjeve të tyre e për shëndetin. Pra, nuk ka asgjë të keqe (të flasësh me ta) kur ti bartë mbulesën islame, nuk flet diçka që është haram apo të veçohesh me ndonjërin prej tyre që nuk janë mahrem për ty.”

Shpërndaje: