Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A më lejohet të përsëris el-Fatihan nëse imami lexon ngadalë në dy rekatet e fundit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: ”A më lejohet të përsëris el-Fatihan nëse imami lexon ngadalë në dy rekatet e fundit?”
 
Përgjigje: ”Jo. Një shtyllë (nga shtyllat e namazit) nuk duhet të përsëritet. El-Fatiha nuk përsëritet në të njëjtin rekat. Ose hesht, ose bën dhikr si ”Subhan Allah” dhe ”La ilahe ila Allah” ose i lutesh Atij dhe i kërkon falje. Kjo është e lejuar.”

Shpërndaje: