Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu el-Fetaua (21/229)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person ka marrë gusël pa marrë abdes, a është kjo e mjaftueshme që ai të fal namaz?
Përgjigje: Më së miri është që njeriu kur dëshiron të pastrohet, së pari të marrë abdes, e pastaj të lajë pjesët tjera të trupit. Nëse veprohet kështu, atëherë nuk ka nevojë që të marrë përsëri abdes. Kështu vepronte edhe vetë profeti ﷺ.
Megjithatë, nëse merr vetëm gusël pa abdes, edhe kjo mjafton. Ky është mendimi i njohur në mesin e katër medhhebeve. Ebu Hanife dhe imam Ahmedi thonë se ai duhet të fut ujin në hundë dhe gojë, ndërsa imam Maliku dhe imam Shafiu janë të mendimit se kjo nuk është e domosdoshme.
Dijetarët gjithashtu kanë mendime të ndryshme nëse ai duhet të bëjë nijetin për t’u pastruar edhe nga papastërtia e madhe (xhunubllëku) edhe ajo e vogël (abdesi). Dhe Allahu e di më së miri.