Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Lika’ati ma’a esh-Shejkhejn”
Pyetësi: Abdullah et-Tajjar, (2/106)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e mjaftueshme për të marrë gusël pa marrë abdes?”
Përgjigje: ”Po, kjo është e mjaftueshme sepse Allahu thotë:
“Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni!” (El-Maide, 06)
Allahu në këtë ajet nuk e përmend abdesin. Megjithatë, është mirë nëse merr abdes së pari, pastaj lanë flokët tri herë dhe pastaj lanë tërë trupin.”
Pyetje: “Nëse bëjmë vetëm gusël, a duhet të shpërlajmë gojën dhe hundën?”
Përgjigje: “Po, duhet.”