Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse udhëton myslimani, dhe prej zakoneve të tij gjatë qëndrimit në vendin e tij ka qenë që të agjëroj të hënën dhe të enjten. A është mirë që të agjëroj këto dy ditë edhe atëherë kur është udhëtarë, apo duhet futur në praktikë hadithin: “Nëse robi sëmuret apo udhëton, i shkruhen sevapet sikurse kur ka qenë duke vepruar kur ishte me shëndet të mirë dhe jo udhëtarë.”?
Përgjigje: Nëse agjërimi nuk është i rëndë për të dhe ai është i etur për të bërë vepra të mira, atëherë agjëron edhe nëse është udhëtarë; d.m.th. agjërim vullnetar. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) agjëronte agjërim të vullnetshëm kur ishte udhëtarë. Kështu vepronte edhe nëna e besimtarëve Aishja (radija Allahu anha). Pra nëse ai dëshiron që të agjëroj duke mos e ngarkuar veten së tepërmi, kjo padyshim se është edhe më mirë. Mirëpo, nëse agjërimi gjatë udhëtimit e rëndon atë, dhe nuk agjëron për shkak të kësaj, duke pasur parasysh se ai agjëron rregullisht, atëherë atij i shkruhen sevapet sikurse të ketë agjëruar kur ka qenë jo udhëtarë.