Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjiimeh lil-Usratil-Muslimeh”, fq. 112
Përmblodhi: Sad Abdul-Gafar Ali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A ka mundësi që një 15 vjeçari i moshës madhore të jetë mahrem për nënën apo motrën e tij?”
Përgjigje: “Dijetarët islam thonë se mes tjerash, mahremi duhet të ketë arritur moshën madhore dhe të jetë i shëndoshë mentalisht.
Kur djali të mbushë 15 vjet apo t’i kenë dalë qimet përreth organit gjenital, apo ejakulon në çfarëdo forme qoftë, atëherë ai konsiderohet të ketë arritur moshën madhore. Nëse kjo gjë i ka ndodhur atij, ai mund të jetë mahrem nëse ka plotësuar edhe kushtin tjetër, pra që të jetë mentalisht i shëndoshë. Në këtë rast ai mund të jetë mahram për motrën dhe nënën e tij.”