Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A munden xhinët muslimanë të hyjnë tek njerëzit?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (952)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A mundet një xhin musliman të hyjë tek një njeri?…A gjendet tek ju ndonjë argument fetar nga i cili përfitojmë se, është e pamundshme që xhini musliman të bashkohet me njeriun në çdo rrethanë dhe jo vetëm tek martesa, porse në çdo rrethanë?”

Përgjigje: ”Vëllai im! Allahu iu dhëntë bereqet! Xhini, sikurse e thamë edhe më parë, ka prej tyre të devotshëm dhe mëkatarë. Porse, kur ne themi se filani prej njerëzve është i devotshëm, nuk kemi për qëllim se ai është i pagabueshëm, kurrë.

A dallojnë xhinët nga njerëzit?”

Pyetësi: ”Sigurisht që jo!”

Imam Albani: ”Atëherë?! Mundet (të krahasohet), sikurse një burrë përshembull, i cili e dëshiron një grua, me të cilën është i dashuruar dhe e don shumë, e ndjek atë nga pas natën dhe ditën, porse ndoshta ai falet dhe agjëron. Mirë!

Ajo që është lejuar për njerëzit a nuk është e lejueshme për xhinët?”

Pyetësi: ”Sigurisht që po!”

Imam Albani: ”Atëherë?”

Pyetësi: ”Ai është mëkatarë!”

Imam Albani: ”Kjo që the është përgjigja.”

Shpërndaje: